http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Niveli i kredive me probleme ka kapur vlerën rekord prej 25% gjatë muajit korrik. Edhe pse për dy muaj me radhë portofoli i huave të këqija njohu një rënie modeste, korriku sërish ka sjellë probleme në shlyerjen e këtyre kredive. Sipas Shoqatës së Bankave, lloji i kredive të cilat po performojnë më dobët është ai i atyre që konsiderohen ?të humbura? dhe që bankat nuk kanë më shpresë për t?i kthyer. Kjo pjesë përbën edhe shumën më të madhe të huave me probleme, 12%, ose në vlerë monetare përkthehet në afro 500 milion euro. Për ish-sekretarin e shoqatës së bankave, shkaku kryesor që ka ndikuar në rritjen e kësaj shifre është mungesa e kredisë së re. Për ekspertët e ekonomisë, e vetmja zgjidhje për këtë situatë është rikthimi i rritjes ekonomike. Pasi pjesa më e madhe e kredive me probleme vijnë nga grupi i biznesit. Edhe pse masat e marra nga Ministria e Financave duke paguar një pjesë të mirë të borxheve që qeveria u kishte bizneseve ulën vlerën e kredive të këqija për disa muaj rresht, sërish bankat po hasin probleme me shlyerjen e tyre.