http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me parakalime, krisma armësh, shallin e kuq në qafë dhe flamuj te vegjël ne duar, përpara një tribune të improvizuar në sheshin Çerçiz Topulli, ka nisur në Gjirokastër festimi i 70-vjetorit të çlirimit te qytetit. Kjo ceremoni ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra vizitoreve te huaj te cilët ndodheshin në qytetin jugor. Por ajo që ka habitur më shumë te pranishmit, gjate parakalimit, ishte shfaqja e portretit të Enver Hoxhës dhe një parullë adresuar veprës së tij. Edhe në homazhet e organizuara në varrezat e dëshmorëve veteranët mbanin në kokë kapele me figurën diktatorit. Ish-presidenti Moisiu i pranishëm ne festime tha se historia nuk duhet pare Bardh dhe Zi. Edhe Neroni dogji Romen por mbetet pjese e historisë ka pohuar Moisiu. Prania e portretit te Enver Hoxhes ne festimet për 70-vjetorin kane sjelle reagimin e opozites. Sipas demokrateve, simbolet e komunizmit brohoriten ne prag te vizitës se Papes dhe janë nje fyerje për te. Për opozitën, duke i dhëne përparësi nostalgjikeve te komunizmit, qeveria ka provokuar edhe mijëra shqiptare qe vuajtën nen diktature.