http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për Fondin Monetar Ndërkombëtar duket se nuk ka rendësi shtetësia e Guvernatorit te ri, mjafton qe ai te mos vije nga politika si dhe te këtë eksperiencën e duhur. Ne një interviste për Vizion Plus përfaqësuesi i përhershëm i FMN ne Shqipëri Jens Reinke thotë se qeveria është ne rrugën e duhur për sa i përket këtij procesi dhe se zgjedhja e Guvernatorit përfshin nje kompleksitet rrethanash, përveç shtetësisë. Ne këtë mënyre qëndrimi i FMN për prejardhjen e Guvernatorit mbetet indiferent, duke e vene theksin me se shumti ne ruajtjen e pavarësisë se bankës. Ndërsa lidhur me debatin qe po shoqëron këtë situate, nëse duhet me pare te plotësohen vendet vakant ne këshillin mbikëqyrës apo te ndryshohet ligji per bankën, zoti Rajnke thotë se e rëndësishme është qe qeveria te plotësoje ne kohe këshillin. Ne intervistën e tij përfaqësuesi i FMN u ndal edhe tek marrëveshja me qeverinë lidhur me sistemin e taksave. Për sa i përket buxhetit te vitit 2015, qeveria dhe FMN po shikojnë te gjitha mundësitë se si te ruajnë ambient makroekonomik. Ulja e borxhit publik është një detyrim qe FMN ka vene per qeverinë. Por qe kjo te realizohet duhet ose te rriten taksat dhe tatimet, ose te ulen shpenzimet, por mbi te gjitha duhet te reduktohet informaliteti. Ndaj arritja e këtij objektivi është nje sfide për qeverinë.