http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgatitjet per pritjen e papa Françeskut te nisura para nje muaji, qe nga aeroporti i rininasit e deri ne sheshin nene tereza, mund te quhen te mbyllura. Kete te shtune po u jepej dora e fundit per te qene gjithçka gati. Këtu do te jete ndalesa e pare e papa franceskut, ne ambejtet e salles vip ne aeroportin nene tereza, punimet per te cilen jane bere ne nje kohe rekord. Ministrja e kultures Kumbaro, njëherazi ne cilesine e kryetares se komisionit shteteror per viziten e papes, i beri thirrje qytetare qe gjate dites se djele te dhurojnë vetëm buzëqeshje. Paralelisht me punimet prane aeroportet nene tereza, edhe rregullimet ne sheshin nene tereza ku do te mbahet dhe mesha e madhe, jane thuajse te mbyllura. Dekori kuq e zi i karrigeve me tapetin mbulues si edhe skena perballe universitetit te tiranes eshte gati per meshen e shenjte. Pjese e përgatitjeve janë edhe qendrat mjekësore te vendosura përball stadiumit qemal stafa. Ministri i shendetsise ilir beqaj gjate inspektimit te ketyre pikave siguroi se jane marre masat e nevojshme per cdo shërbim shëndetësor te mundshëm. Njerëz kureshtare vendas dhe te huaj kane qene te pranishem gjate dites per te ndjekur nga afer skenen dhe parapergatitjet per pritjen e atit te shenjte. ndersa ka rene ne sy niveli i larte i gadishmeriswe se policise e cila gjendet pergjate gjithe rruges ku do te kaloje papa francesku.