http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prishja e katit të tretë të restorantit pranë fshatit Piskupat në Pogradec ka rezultuar fatale për 24-vjeçarin Erald Shkira, i cili ka humbur jetën ndërsa janë plagosur edhe tre punëtorë të tjerë. Eraldi punonte kamerier në këtë lokal prej disa kohësh. Por pronari Leonard Çela e kishte urdhëruar atë bashkë me punëtorët e tjerë të shembnin katin e fundit pas kërkesës së bërë nga INUK në vijimësi të aksionit në aksin rrugor Pogradec-Lin. Ndërtimi i këtij restoranti buzë liqenit të Ohrit ishte i jashtë ligjshëm dhe si i tillë duhej të shkatërrohej. Mungesa e profesionalizmit për një shembje të tillë ka bërë që pjesa e sipërme e çatisë tu bjerë mbi kokë të rinjve. Pas këtij incidenti pronari Çela është shoqëruar për në komisariatin e Pogradecit.