http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blloku opozitar në Kosovë ka akuzuar kryetaren e përkohshme të Kuvendit, Flora Brovinën se shkel kushtetutën për ti dhënë kohë partisë demokratike të kosovës. Kandidati për kryeministër i koalicionit Ldk-Aak- Nisma e Vetëvendosje, Ramush Haradinaj i bëri këto komente pas takimit me krerët e subjekteve të tjera politike. Ndërsa deputeti Beqiri nga Ldk-ja tha se opozita nuk do të lejojë pafundësisht pdk-në që të votojë kryetarin e kuvendit, sepse ky subjekt nuk i ka votat. Gjatë seancës së 18 shtatorit, kryetarja e përkohshme e parlamentit Flora Brovina mbylli seancën pas rrëzimit të kandidaturës së kandidatit arsim bajrami. Deputetja e Pdk-së nuk caktoi datë për takimin e ardhshëm të kuvendit.