Pensionet për bujqit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse në fshat jeton më shumë se gjysma e popullsisë, në skemën e sigurimeve shoqërore derdhin kontribute vetwm 30 mijë persona. Bitri koordinator i inspektorëve për bujqit e Tiranës na pohon se të punësuarit në bujqësi nuk janë të interesuar të paguajnë rreth 3.100 lekë të rinj në muaj. Pensioni që ata përfitojnë është minimal, madje shumë persona në fshat marrin pension jo më shumë se 3 mijë apo 4 mijë lekë në muaj. Një person i vetpunwsuar në fshat duhet të ketë patjetër në pronësi tokë që të derdh sigurimet si pjesë e kësaj kategorie. Por me ligjin e ri të pensioneve pas katër vitesh parashikohet barazim i pensioneve nw fshat dhe qytet. Ndaj ministri i mirëqenies sociale Erjon Veliaj u ka bërë thirrje të vetpunësuarve në fshat që të nisin blerjen e sigurimeve shoqërore për të plotësuar 40 vite pune. Ministri Veliaj u tha inspektorëve të vetpunësuarve në fshat se nëse nuk plotësojnë numrin e personave që derdhin sigurime nuk do tu rinovohet kontrata për vitin tjetër.

Share This Video


Download

  
Report form