http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anëtare te Komisionit te Ekonomisë kane hedhur kritika ndaj Ministrisë se Financave lidhur me ndarjen e parave per kompanitë qe kane kryer punët publike, por ende nuk janë likuiduar. Duket se ky dyshim ka përfshire edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar i cili po mban pezull disbursimin e kredisë, derisa një kompani ndërkombëtare te kryeje auditin lidhur me këtë proces qe ka kryer Ministria e Financave. Gjate miratimit ne Komision e Ekonomisë te aktit normativ te buxhetit te shtetit 2014, i cili parashikon një rritje te te ardhurave ne 3.2 mld leke, debati u ndal edhe tek zëri i akcizës, i cili ka një mos realizim te konsiderueshëm. Fakt ky qe vjen si pasoje e evazionit fiskal ne mallrat e forta, si kafe, cigare etj. Te ardhurat shtese do te shkojnë per reduktimin e borxhit publik ndërsa, Ministria e Shëndetësie si dhe ajo e infrastrukturës do te përfitojnë me shume fonde pas rishpërndarjes qe po i behet buxhetit.