BE fond Ballkanit, Shqipëria përfton - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do të përfitojë një buxhet prej rreth 650 milionë eurosh nga Bashkimi EUropian deri në vitin 2020. Këtë fakt e ka njoftuar vetë komisionEri në detyrë për zgjerimin Shtefan Fyle, përmes një komunikate për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të tij. Sipas këtij njoftimi Tirana zyrtare do të marrë këtë vit 83.7 milionë euro, ndërsa fondet do të vijnë në rritje progresive deri në vitin 202 kur vendi ynë do të përfitojë rreth 300 milionë euro. Këto fonde lëvrohen nga unioni për të ndihmuar vendet që janë në proces anëtarësimi në përmbushjen e reformave të kërkuara nga unioni. ?këto para do të shkojnë për reformat që do të ndijojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve?, deklaron komisionari fyle. Në total, Brukseli zyrtar lëvron nj fond prej 11 miliardë eurosh për shtatë vende të Ballkanit Perëndimor. Nga shtetet e rajonit Kosova e Maqedonia marrin thuajse të njëjtën shumë sa Shqipëria, ndërsa për Serbinë dhe Turqinë është rezervuar një fond më i madh për shkak se këto shtete janë në një fazë më të avancuar në procesin e integrimit.

Share This Video


Download

  
Report form