http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6.600 leke te rinj ne muaj do te marre pension nje person mbi 70 vjeç, qe nuk ka mbushur vitet e duhura te punës. Ministria e Mirëqenies Sociale ka bere publike shifrën e te ashtuquajturit pension social, qe nis pas tre muajsh. Por, shifra ju është dukur nen nivelin jetik përfaqësuesve te shoqatës se te moshuarve. Te ftuar ne nje seance dëgjimore ata kane bere nje llogaritje te te ardhurave qe i mbeten nje te moshuari qe jeton ne qytet. Sipas shoqatave ne Shqipëri numërohen 93 mije te moshuar te braktisur. Ata kërkojnë vendosjen e statusit te moshës se trete, per te jetuar me dinjitet pjesën e mbetur te jetes, ndaj jo pa ironi seanca dëgjimore u mbyll me ketë fjali.