Pengili “sjell” Paganinin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është larguar nga Shqipëria qe ne vitin 1991 dhe pavarësisht rikthimeve ne skenën shqiptare, ajo e mbrëmjes se te hënës ishte nje tjetër forme e heres se pare. Arsyeja? Zgjedhja per te luajtur solo pa asnjë shoqërues ne Teatrin e Operës dhe Baletit. Alban Pengili, violinisti qe prej vitesh ka nje karriere te gjate ne Gjermani rrëfen per Vizion Plus zgjedhjen per te interpretuar pjese nga Paganini, e konkretisht ?24 Kapriçot?.Por interpretimi i mbrëmjes se te hënës ka pasur dhe nje tjeter veçanti. Muzika e Paganinit është riprodhuar nga kjo violine personale e instrumentistit, e cila sic Pengili zbulon ka tingullin e Stradivarit duke e bere ate te rralle. Koncerti i Tiranës do te shoqërohet keto dite edhe me klasa te veçanta qe violinisti do te mbaje per studentet e Universitetit te Arteve ndërkohe qe fundviti e gjen Pengilin ne nje tur qytetesh te ndryshme gjermane, me rastin e 150 vjetorit te lindjes te kompozitorit te famshëm Richard Shtraus.

Share This Video


Download

  
Report form