Trafiku, ndotësi kryesor në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana vijon te jete qyteti me ndotjen me te larte te ajrit ne Europe. Burimet kryesore te ndotjes janë trafiku i renduar, shkarkimet nga automjetet dhe punimet ne infrastrukture. Gjate monitorimit te cilësisë se ajrit ne dy stacione te reja me trafik te renduar, ne rrugën e Durrësit dhe ate pranë gjimnazit ? Petro Nini Luarasi qe te çon drejt liqenit, rezultoi se ndotja eshte dy here me e larte se normat e Bashkimit Europian. Per te faktuar se burimi kryesor i ndotjes se ajrit janë automjetet, agjencia e mjedisit ka kryer matje specifike ne 21 shtator, ditën e vizitës se Papa Françeskut ne Tirane. Gjate 10 orëve pa makina ne kryeqytet, ndotja nga grimcat e pluhurit dhe dioksidit te azotit është ulur 7 here. Ndotja e ajrit është nje nga shkaqet e vdekjeve te parakohshme. Grimcat e pluhurit depërtojnë ne mushkëri dhe në gjak duke shkaktuar probleme ne zemër deri humbje jete. Agjencia Kombëtare e Mjedisit per here te pare ka kryer monitorime edhe ne 9 qytete te tjera. Pas Tiranës qyteti me i ndotur ne Shqipëri është Elbasani me vlera te larta te dioksidit te azotit. Ndërsa ne Fier, Korçe dhe Berat verohet rritje te ndotjes se ajrit nga shtimi i automjeteve por dhe përdorimi i drurit si lende djegëse per ngrohje.

Share This Video


Download

  
Report form