http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga masat e para te qeverise për te forcuar betejën kundër korrupsionit është digjitalizimi i shërbimeve ne polici. Per Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri janari i vitti 2015 do te sjelle per qytetaret kartën e re te identifikimit e qe do te ketë element sigurie shtese. Ajo do te quhet karte biometrike dhe nëpërmjet saj do te ndërlidhen informacionet me qellim qe qytetari te mos kete nevoje te tërheqje nje se dokumentash nga zyrat e shtetit. Ministri paralajmëroi edhe ngritjen e nje komisariati digjital, i cili do te ofroje nje sere shërbimesh publike. Këto projekte u bene publike gjate konferencës , ?letërnjoftimi siguria juaj e shërbimeve? ku e pranishme ishte edhe Ministrja e Inovacionit Milena Harito. Digjitalizimi nuk do te përmbledhë te gjitha shërbimet qe ofrojnë zyrat e shtetit, por paralelisht me këtë qeveria ka ne plan te përmbledhë ne nje godine te vetme shërbimet e tjera te administratës.