Skandali me biletat, ana e errët e Shqipëri-Danimarkë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkohë që në stadiumin më të ri të kombëtares ?Elbasan Arena? çdo gjë ishte gati për fillimin e ndeshjes Shqipëri-Danimarke, jashtë tij paraqitej një situatë tjetër. Si çdo herë tregu i zi lulëzoi duke nxjerrë në shitje bileta me çmime të kripura, shume herë me lart se çmimi real. Impianti i ri sportiv i ndërtuar në qyteti e Elbasanit sipas kushteve te UEFA-s, për fat të keq nuk plotësonte kërkesën e te gjithë tifozëve për të qenë pjesëmarrës në ndeshje. Në videon e mësipërme duket se si tregtaret e biletave në tregun e zi i ngrëne çmimet ne stratosfere duke përfituar nga dëshira dhe pasioni i tifozerisë për te ndjekur kombëtaren tonë të futbollit.Vonesa me biletat, sportele qe hapeshin vetëm për një minute dhe radhë tifozësh neper biletari ishte atmosfera e para ndeshjes ne Elbasan. Tifozët ankoheshin për mungese biletash në pikat e caktuara nga Federata, kur ndërkohë ne tregun e zi shitja vazhdonte në mase. Edhe një herë FSHF-ja dështoi në organizimin e eventit në ketë aspekt. Një situate qe zbeh atmosferën e stadiumit te ri dhe barazimit te kombëtares tone me një kundërshtar si Danimarka.

Share This Video


Download

  
Report form