“Energjia penalizon të varfrit” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjithë qytetaret do te paguajnë me shume pas vendimit per te hequr fashën prej 300 kw/ore ne muaj. Deklarata është bere nga nënkryetari i Bashkisë se Tiranës, e njëkohësisht ish zv/Ministër i Energjetikes Enno Bozdo, sipas te cilit ata qe goditen me rende nga ky ndryshim janë te varfrit. ?Sot shumica e popullsisë shpenzon deri në 300 kw/orë në muaj. Në praktike, kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët do të paguajnë më shumë, e në veçanti do të paguajnë ata konsumatorë që shpenzojnë deri në 300 KW. Praktikisht, këta konsumatorë janë shtresat më të varfra e në nevojë të popullsisë, janë pensionistet, të papunët, gratë kryefamiljare, studentet dhe familjet e reja, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar?.Sipas Bozdos kjo rritje e çmimit është një afere e kryeministrit Rama pas faljes se borxhit te CEZ, edhe pse ne opozite Rama premtoi ulje te tarifave te energjisë.?Fakti është se Rama në opozitë premtoi ulje të çmimit të energjisë, ndërsa sot pasi i ka falur CEZ-it 600 milionë euro, ua faturon këtë gjë familjeve shqiptarë, e veçanërisht të varfërve dhe shtresave në nevojë. Rritja e çmimit të energjisë do të jetë gjithashtu goditje e rëndë edhe për ekonominë, veçanërisht në këtë recesion që e ka mbërthyer?.Opozita i kërkon qeverise te mos rrisë çmimin pasi nder te tjera sipas Bozdos gjysma e energjisë ne rrjet vidhet dhe per këtë nuk ka perse te penalizohen qytetaret qe paguajnë rregullisht.

Share This Video


Download

  
Report form