http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përplasjet e dhunshme në stadiumin ?Partizan? në Beograd, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i ka cilësuar si një incident të paramenduar dhe ?një provokim politik?. Duke folur për gazetën ?Blic?, Daçiç tha se mes emrave të përfolur si organizator të incidentit është dhe vëllai i Kryeministri të Shqipërisë, duke i dhënë ngjarjes nota politike.?Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje të futbollit dhe është e përgatitur paraprakisht. Për mua është çështje kryesore se si do të reagoi Bashkimi Evropian dhe UEFA, pasi dikush nga Serbia ta shpaloste flamurin e ?Serbisë së Madhe? në Tiranë apo në Prishtinë, kjo do të ishte çështje e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në këtë incident po përmendet që këtë e ka bërë vëllai i kryeministri të Shqipërisë, i cili këtu do të duhej të ishte si i ftuar. E gjithë kjo ka dimensione politike në këtë ngjarje dhe ky është provokim politik?.Ndërkohë numri një i diplomacisë serbe ka deklaruar se shteti i tij nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e kësaj ndeshje. Në deklaratën e tij për blic, Daçiç ka thënë se edhe më herët gjatë ditës ka patur një presion të madh nga diplomatët e BE-së që të lejojë tifozët shqiptarë të shkojnë të lirë në stadium, edhe pse ata, sipas Daçiç nuk kishin bileta.