Rama: Qeveria serbe iu bashkua gjuhës së urrejtjes - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar te papranueshëm qëndrimin e autoriteteve serbe ne lidhje me ndeshjen e 14 tetorit. Ne një interviste për ?TV France 24?, lideri i mazhorances shqiptare është treguar i kujdesshëm ne lidhje me vizitën e pritshme ne Beograd, duke mos dhëne ende nje përgjigje te drejtpërdrejte nëse kjo vizite është kompromentuar tashme apo jo; por rama beri te qarte diferencen qe ekziston mes Beogradit qe zgjodhi nje retorike nacionaliste dhe Shqipërisë qe ka vendosur ne radhe te pare dialogun e bashkëpunimin.?Mua më vjen keq për gjithçka ndodhi në stadium, sepse i takonte autoriteteve serbe të përgjigjeshin për sigurinë në stadium gjatë gjithë zhvillimit të ndeshjes, dhe më vjen akoma më keq që, në vend që të dënonin dhunën dhe të distancoheshin nga ky spektakël i papranueshëm për Evropën, qeveria serbe zgjodhi me retorikën e saj që të ndjekë tifozët serbë dhe të atyre që shkatërruan imazhin e futbollit dhe imazhin e vendit të tyre. Kurse ne zgjodhëm rrugën tjetër, rrugën e të sjellit si europianë, zgjodhëm të mos i përgjigjeshim retorikës nacionaliste dhe brutale, zgjodhëm që të vazhdonim rrugën tonë drejt së ardhmes dhe që të vazhdojmë punën për paqen, kooperimin dhe për dialogun midis gjithë vendeve të rajonit ku mbas 100 vitesh, është në vitin e saj të parë pa asnjë konflikt. Ndaj dhe ky kthim mbrapa është i papranueshëm ashtu sikurse këto diskutime të ngritura nga hiçi të një flamuri që provokon nderin e një kombi?.Edhe njëherë Rama u ka dhëne përgjigje akuzave ne lidhje me vëllain e tij, duke theksuar se kjo ishte një tentative per t?ia hedhur fajin Shqipërisë.?Unë u përgjigja duke thënë që kjo është absolutisht qesharake dhe vëllai im ndodhej aty me rreth 50 shqiptarë të tjerë të pajisur me bileta të rregullta nga Federata Shqiptare e Futbollit, të cilët ndiqnin ekipin. Ai ndodhej në tribunën VIP të stadiumit. Ata u kontrolluan në aeroport, u kontrolluan dhe në hyrje të stadiumit dhe nuk kishte asnjë shans që të mund të fusnin aty brenda një dron dhe ta telekomandonin. Gjithë kjo është pjesë e një tentative të dëshpëruar për t?ia vënë fajin Shqipërisë, kur ndërkohë fatkeqësisht ajo ndeshje futbolli u transformua në një arenë urrejtje raciste etnike të papranueshme dhe të padurueshme?.Sipas Rames është qesharake qe njerëzit kapen pas simbolit te flamurit, ndërkohe qe himni i Shqipërisë ne stadiumin partizani te Beogradit u shoqërua me thirrjet vdekje shqiptareve.

Share This Video


Download

  
Report form