http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga Parlamenti kanë dëshmuar sot versionin e tyre lidhur me pretendimet që Komisioni Hetimor Parlamentar ka ngritur për shkarkim. Para se të niste marrja në pyetje nga deputetët, numri dy i këshillit të lartë të drejtësisë, Elvis Çefa, ka kërkuar përjashtimin nga ky komision të kryetarit Armando Subashi dhe deputetit Spartak Braho. Sipas Cefës, në kohën që Subashi ka qënë vetë anëtar i KLD-së ka bërë disa shkelje, ndërsa Braho e ka sulmuar në vazhdimësi dhe personalisht figurën e tij. Por kjo kërkesë nuk është pranuar nga anëtarët e komisionit. Deputeti Taulant Balla tha se Elvis Cefa duhet të jepte dorëheqjen si nënkryetar që në momentin që ka patur një akuzë nga Prokuroria se ai ka favorizuar familjarët e tij në kohën që ka qenë Drejtor i Kthimit të Pronave. Pas Elvis Çefës, edhe anëtari tjetër i KLD-së ka hedhur poshtë pretendimet e komisionit, duke thënë se është Ministri i Drejtësisë ai qe po merr kompetencat e KLD-se. Komisioni hetimor deri më tani ka konstatuar se Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj kanë shkelur ligjin pasi : i kanë marrë kompetencat ministrit të drejtësisë, shkollës së magjistraturës, nuk kanë emëruar në kohë krerët e gjykatave, kanë refuzuar në kundërshtim me ligjin kërkesën e ish kryetares se gjykatës së lartë Beçaj dhe ish-prokurores së përgjithshme Ina Rama për emërimin në postin që i përcakton ligji.