Presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri ukrainas Petro Poroshenko janë takuar me një grup liderësh të BE-së gjatë së premtes, por ka pasur shumë pak shenja progresi në arritjen e një armëpushimi të përhershëm në Lindje të Ukrainës dhe në zgjidhjen e ngërçit mbi furnizimin me gaz natyror.