Serbët përgjegjës për këtë situatë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita mendon se autoritet ne Tirane e Prishtine duhet te ndërmarrin një aksion diplomatik, për te njoftuar institucionet ndërkombëtare lidhur me zhvillimet e fundit ne Serbi. Përmes deputetit Aldo Bumçi, Partia Demokratike shprehet se autoritet serbe kane përgjegjësinë e madhe për te ndalur përshkallëzimin e mëtejshëm te situatës. ?Duke qenë se sulmet ndaj shqiptarëve u ndërmorën mbas deklaratave të papërgjegjshme të zyrtarëve më të lartë serb, autoritetet serbe kanë përgjegjësinë e madhe për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshme të situatës dhe rikthimin e normalitetit. Tirana dhe Prishtina duhet të ndërmarrin një aksion diplomatik për të njoftuar institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë kryesorë për zhvillimet e fundit në Serbi dhe cënimit që i bëhet me këtë sjellje frymës së bashkëpunimit dhe arritjeve të jashtëzakonshme që janë shënuar deri më sot?.PD deklaroi gjithashtu se përkundër fushatës njollesese qe është bere këto dite ndaj shqiptareve, mesazhi mirënjohës i Papa Françeskut erdhi ne kohen e duhur. Për Bumçin shqiptaret duhet te evitojnë çdo lloj provokimi.

Share This Video


Download

  
Report form