Senatori amerikan për dhunën në Beograd - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara te Amerikës mbështesin vizitën e kryeministrit Edi Rama ne Beograd, duke kërkuar nga udhëheqësit e rajonit te mos ngatërrojnë sportin me politiken. Mesazhi është përcjelle nga Senatorin amerikan Chris Murphy, i cili është edhe kryetar i Marrëdhënieve me Jashtë i Nënkomitetit të Senatit për Çështje Evropiane, gjate nje komunikimi me mediat ne përfundim te vizitës. Unë isha ne Beograd kete jave, ditën qe u zhvillua ndeshja futbollit qe ka dominuar lajmet gjate ditëve te fundit. Unë besoj qe nuk mund te lejojmë huliganizmin ne futboll te pengoje forcimin e marrëdhënieve mes vendeve te rajonit. Unë u takova ne serbi me kryeministrin Vuçiç dhe i përcolla këtë mesazh, duke shpresuar qe ai te rikonfirmoje ftesën qe kryeministri juaj te vizitoje Beogradin. Kur ngrihen çështje si kjo e ndeshjes se futbollit zgjidhja e duhur eshte te ulesh ne tavoline e te bisedosh dhe jo qe secili prej liderëve te ruaje pozicionin e tij ne qoshen e tij. Tensionet mes Beogradit dhe Tiranës te krijuara nga ndeshja Serbi Shqipëri janë diskutuar edhe ne takimet qe senatori amerikan Chris Murphy zhvilloi me herët me drejtuesit me te larte te shtetit e politikes. Gjate takimit me kreun e kuvendit meta , ky i fundit theksoi se me e rëndësishme se nje ndeshje futbolli është e ardhmja europiane dhe stabiliteti ne rajon. Sipas tij, pala shqiptare mirëpret angazhimin serb ne te mire te bashkëpunimit dhe stabiliteti ne rajon. Meta tha me tej se Shqipëria është e hapur ndaj bashkëpunimit konkret me Serbinë dhe vendet e tjera te rajonit. Edhe ne takimin qe Senatori Murphy zhvilloi me Ministrin e Punëve te jashtme Ditmir Bushati, palët ndanë mendimin se retorika pas ndeshjes ne Beograd nuk i shërben bashkëpunimit dhe prosperitetit të vendeve të rajonit. Ndërsa ne bisedën e zhvilluar me kreun e opozitës Basha, ky i fundit tha se ka ardhur koha per shkëputjen nga stigmat e racizmit dhe fobive dhe që ky investim të shkojë drejt konsolidimit të vlerave dhe standardeve demokratike në të gjitha vendet e rajonit Me heret senatori amerikan zhvilloi nje takim me presidentin Nishani dhe, ku u vlerësua miqësia dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Share This Video


Download

  
Report form