http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti 2015-të do të vijë sërish me një sistem të ri taksash i cili këtë radhë do të prekë më shumë qytetarët. Burime konfidenciale për Vizion Plus thonë se do të rritet tatimi për fitimin e nga interesi i depozitave dhe po ashtu do të rritet edhe taksa e qarkullimit të automjeteve. Sot një qytetar i cili ka kursime në bankë paguan aty në formën e tatimit në burim taksën 10% për interesat që fiton, tashmë kjo taksë do të bëhet 15%. Nëse marrim shembullin e një personi qe ka kursime në vlerën 1 milion lekë në bankë, ai fiton nga interesi mesatar që kanë bankat prej 2%, 20 mijë lek të rinj. Në këtë shumë shteti mbante tatim fitim 2 mijë lek, tashmë do të mbajë 3 mijë lek të rinj. Taksa tjetër e cila do të rritet është ajo e qarkullimit të makinave, e cila mblidhet përmes shitjes së naftës dhe benzinës në treg. Këto ditë ministria e financave po diskuton variantin që të rrisë me 10 lek për litër taksën e qarkullimit për benzinën dhe naftën, gjë që do të japë efekt direkt edhe në rritjen e çmimit të karburanteve. Sot që flasim taksa e qarkullimit është 17 lek për litër për të dyja lëndët. Rekomandimet e mësipërme janë bere per qeverinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, në mënyrë që buxheti të sigurojë më shumë të ardhura. Në 22 tetor pritet që bordi i FMN-së të miratojë edhe këstin e radhës të kredisë për Shqipërinë prej 26 milion euro.