http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shoqatat e biznesit dhe ekspertët i bëjnë thirrje Ministrisë së Financave që të tërhiqet nga varianti i rritjes së taksës së qarkullimit me 10 lek /litër, ku nëse llogaritet edhe TVSH-ja, kjo taksë i bie të bëhet 12 lek për litër. Rritja e kësaj takse do të bëjë që konsumatori të blejë më pak, do të ulë fitimet e biznesit, por nga ana tjetër do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimin e karburanteve. Luan Bregasi, president i ?Biznes Albania?, ku pjesë e saj është edhe shoqata e hidrokarbureve thotë se taksa e qarkullimit paguhet direkt në doganë në momentin që karburanti importohet, çka e bën të pashmangshëm rritjen e çmimit. Sipas tij, qeveria duhet të tërhiqet pasi kështu do të rriten edhe kostot për ndërmarrjet private. Për Genti Beqirin propozimi i një pakete fiskale e cila përfshin rritjen e tatimit të dividendit me 50% më shumë seç është, dhe rritja e taksës së qarkullimit, janë presione të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ndihet më i sigurte në rritjen e taksave se në luftën kundër evazionit. Ekspertët thonë se është jashtë çdo logjike shtimi i taksave te lëndët hidrokarbure, në momentin që ne nuk jemi të sigurt për cilësinë e tyre. Nëse shohim strukturën e çmimit të karburanteve, pjesa më e madhe që konsumatori paguan aty janë taksat dhe tarifat të cilat numërohen të shkojnë deri në 30 të tilla. Sipas të dhënave të Shoqatës së Hidrokarbureve në 1000 mijë dollarë naftë që shitet në treg, 760 dollarë janë taksa. Zyrtarisht Ministria e Financave shprehet se paketa fiskale është në hartim e sipër dhe nuk ka asgjë të vendosur në mënyrë përfundimtare.