Si do të bëhet kompensimi i energjisë elektrike? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompensimi i çmimit te energjisë elektrike për 200 mije familjet shqiptare do te behet ne masën 100%, por për konsumin deri ne 300 kilovat ore. Vizion Plus ka mësuar skemën qe pritet te zbatohet tek shtresat ne nevoje pas rritjes se çmimit te dritave. Pra thënë me thjesht nëse këto familje paguajnë aktualisht 7.7 leke për çdo kilovat ore, edhe pas rritjes se çmimit do te paguajnë po kaq, pasi pjesa tjetër do t`ju kompensohet ne dore nga shteti. Por burime nga Ministria e Mirëqenies Sociale pohojnë se është vendosur pragu prej 300 kilovat ore, ne mënyre qe te mos ketë rritje artificiale te konsumit te dritave. Konsumi mbi këtë vlere do te përballohet nga vete abonentët. Ky prag është bazuar mbi konsumin e një familjeje ne nevoje qe ne nje muaj llogaritet mesatarisht 220 kilovat ore. Shifra prej 200 mije përfituesish llogaritet për 88 mije familje ne ndihme ekonomike, 80 mije pensioniste, 20 mije te verbër e paraplegjike, ndërsa pjesa tjetër aftësi te tjera te kufizuara dhe punonjës ne shtet me paga minimale. Nder pensionistet do te përfitojnë vetëm ata qe janë kryefamiljare dhe pa te ardhura te tjera shtese. E njëjta logjike do te ndiqet edhe për shtresat e tjera ne nevoje. Por kushti kryesor qe ata te marrin këtë pagese është te jene pagues te rregullt te energjisë elektrike. Ata duhet te paraqesin disa dokumente, mes te cilave deklaratën per statusin qe kane, kontratën dhe librezën e energjisë elektrike. Kompensimi do te jete parapagim dhe merret ne dore ne sportelet e pagesave mujore te këtyre kategorive.

Share This Video


Download

  
Report form