Halloween: Tradita kelte që u përhap në të gjithë botën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Halloween-i, nata e shpirtrave, tashmë është kthyer në një traditë thuajse në të gjithë botën, ku edhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Ajo kulmoi të premten edhe në SHBA, vendin ku festohet më së tepërmi. Çifti presidencial Obama priti në Shtëpinë e Bardhë një grup fëmijësh, të cilëve u shpërndau ëmbëlsira, sipas traditës. Por çfarë është Halloween-i ?? Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të fisit të lashtë të Keltëve në Europën e Veriut, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Ajo daton si festë rreth 600 vjet para Lindjes së Krishtit. Populli kelt mirëpriste në këtë mënyrë muajt e errët të dimrit, duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës. Vetëm në shekullin XIX Halloween-i arriti të kalojë Atlantikun, duke u festuar edhe në Amerikën e Veriut nga emigrantët irlandezë, të cilët shtegtuan atje për arsye ekonomike. Me transferimin e festës në Amerikë, kjo traditë pësoi edhe ndryshime, duke ngjarë tashmë, më shumë me karnavale se sa me zakonet e mëparshme. Shenja dalluese e Halloween-it është kungulli.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS