http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ulet me pese vjet mosha e daljes ne pension te minatorëve. Ky është thelbi i projektligjit për punonjësit e nëntokës te cilët duhet te kenë përvoje pune 30-vjeçare, nga te cilat 12.6 vjet nëntoke. Por ulja e moshës do te shoqërohet me rritje te pagesës se kontributeve nga minatorët, ne masën 2%. Problemi me i madh i kësaj kategorie me 3840 persona, janë kushtet e këqija te punës dhe sëmundjet e renda qe marrin nga profesioni. Deputetet ngritën edhe problemin e informalitetit qe ne disa raste shkon deri ne 10% te te punësuarve. Duke nisur nga 1 janari i vitit tjetër, minatorët do te dalin 60 vjeç ne pension, ndërsa gratë minatore 55 vjeç.