Filmat që do të restaurohen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 37

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I njëjti film, por ne dy variante. Ky është ndryshimi mes te restauruarit dhe origjinalit kur flitet per pelikulën ?Tomka dhe Shokët e Tij?, proces i cili u përfundua pak kohe me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. E njëjta pune u be ne vitin 2012 me ?Nëntorin e Dyte?, ku ndryshimi ishte edhe me i dukshëm per shkak se filmi ishte me ngjyra. Sot, Regina Longo, specialistja qe prej dy vitesh merret me projektin e restaurimit te filmave shqiptare zbulon per Vizion Plus emrat e tjere te prodhimeve qe po diskutohen te restaurohen. ?Balle per Balle?, ?Ngadhenjim mbi Vdekjen?, ?Kapedani? dhe ?Perralle nga e Kaluara? jane titujt mes te cileve do te përzgjidhet puna e radhes. E ndodhur ne Tirane per edicionin e 12-te te Festivalit te Filmit me Metrazh te Shkurter, Longo tregon se ?Nentori i Dyte? e ?Tomka dhe Shoket e Tij? nuk ishin ne gjendje aq te rende sa filmat e tjere per te cilet po diskutohet procesi i restaurimit. Ajo thote se per punen e radhes do te duhen me shume fonde e me shume kohe. Koleksioni arkivit te filmit ka 6422 prodhime, mes te cileve 4 mije janë produkt shqiptar. Pelikulat nuk jane restauruar asnjëherë, çka do te thotë se nese ato vendosen te shfaqen ne kinema mund te prishen ose t?ju keputet shiriti, duke humbur përgjithmonë origjinalin.

Share This Video


Download

  
Report form