http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania mbështet Shqipërinë për rolin që po luan si faktor stabilizues në rajonin e Ballkanit. Kështu është shprehur numri një i diplomacisë shqiptare nga Berlini ku ndodhet merr pjese në konferencën e Aspenit për vendet e Evropës Juglindore. Bushati tha se Shqipëria është e angazhuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Gjatë qëndrimit në Berlin ministri Bushati ka mbajtur takim edhe me ministrin për çështjet evropiane Roth. Gjatë takimit, ministri Bushati vlerësoi raportin e progresit të be-së për Shqipërinë dhe vuri në dukje përgatitjet që pala shqiptare po bën për përmbushjen e reformave dhe kritereve që do të mundësojnë avancimin e Shqipërisë drejt BE-së. Ministri Bushati zhvilloi gjithashtu takime me zëvendëspresidentin e Bundestagut dhe me kryetarin e komisionit parlamentar për çështjet e BE-së.