http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy jave nga nisja e aksionit per te evidentuar abuzuesit e energjisë elektrike, ne te gjithë vendin janë prere 21 mije lidhje te paligjshme. Kjo shifër shoqërohet me nje shume rreth 540 milion leke qe kane hyre ne arkën e kompanisë se energjisë. Nëse do ti referohemi te dhënave nga arkëtimet, vërehet se se bizneset dhe qytetaret kane kontribuar thuajse njësoj gjate kësaj periudhe.BIZNESET 281 MLN LEKEFAMILJARET 258 MLN LEKEKy fakt ka reflektuar pozitivisht edhe ne mbylljen e arkëtimeve gjate muajit tetor. Aksioni i cili është mbështetur masivisht edhe nga qeveria ka për qellim qe te përcjelle mesazhin, se nuk do e lejohen qe te mos paguhet energjia. Nga ky fenomen qytetaret humbin shume shërbime. 150 mln euro qe humbasin jane sa dyfishi i fondit per rimbursimin e ilaçeve. Janë sa gjysma e shpenzimeve ne shëndetësi nuk mund te tolerohet me kjo situate. Ilir Beqja ishte ministri i radhës, i cili bashke me grupet e kompanisë ishin ne zonën e Saukut për te prere lidhjet e paligjshme. Ne këtë zone janë evidentuar nga punonjësit e OSHEE mbi 300 lidhje te paligjshme.