Të respektohen të drejtat e shqiptarëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne forumin për marrëdhëniet etnike mes Shqipërisë dhe Serbisë kryeministri Rama ka kërkuar edhe njëherë respektimin e te drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.Edi Rama: ?Unë vërtet besoj që ne duhet të vemë një theks të madh te arsimi, dhe të tregojmë kujdes për arsimin e të rinjve kudo që janë, aty edhe ku serbët janë në pakicë. Kjo nuk është vetëm një dëshirë e imja por detyrimi im kushtetues për të folur dhe mbrojtur të drejtat e shqipatrëve kudo që ata janë. Unë sot kam besim më shumë se dje për të ardhmen. Sepse shumë vedne të europës kanë bërë para edhe pse nuk kanë ndarë mendime të njëjta, pikërisht duke respektuar njëri - tjetrin?.Por përfaqësuesit serbë kanë vënë në dukje se lidhur me pakicat kombëtare nuk mund të shihet një kuadër më liberal seç është. Ndërkohë Kryeministri Rama tha se Tirana zyrtare është e interesuar për integrimin e Serbisë në BE dhe në NATO. Por mes dy vendeve ka ende shumë marrëveshje që presin të nënshkruhen.Edi Rama: ?Ka 17 marrëveshje të përgatitura për tu nënshkruara, që prej vitit 1978 dhe asnjë prej tyre nuk është nënshkruar. Ne jemi të gatshmë t?i nënshkruajmë?.Por komuniteti i biznesit në Serbi ndau një qëndrim ndryshe sa i përket perceptimit që kanë politikanët atje.?Deri para disa kohësh bashkëpunimi ka qënë i pamundur për biznesin. Jam i impresionuar me pjesën që më ka prezantuar Shqipëria kur isha aty para një viti. Kam patur takim me dy ministrave shqiptarë dhe ata më kanë informuar për mënyrën se si mund të bëhet biznes mes dy vendeve. Të gjithë ata që na mendojnë se Ballkani është i vogël duhet të ndryshojnë mendim. Investitorët shkojnë në ato vende që janë ta sigurta dhe mendoj se në ta ardhmen mund të bëjmë para?.Vetë Kryeministri Rama tha se projekti për të ndërtuar një hekurudhë që do të bashkojnë vendet e Ballkanit është një ide e mirë që do të zhvillojë turizmin dhe tregtinë mes dy vendeve. deri më sot Shqipëria numëron rreth 60 biznese me kapital serb.

Share This Video


Download

  
Report form