http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare janë vlerësuar nga kryeministri i Suedisë Stefan Lofven i cili ka mirëpritur në Stokholm këtë të premte kreun e qeverisë Edi Rama. Në fokus të takimit mes homologëve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe, të cilat janë cilësuar të shkëlqyera. Kryeministri Rama ka falenderuar Lofven për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Shqipërisë lidhur me procesin e integrimit në BE. Një çështje e rëndësishme e bisedës ishte edhe vizita e fundit e Kryeministrit Rama në Serbi si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit. Më herët, Kryeministri Rama bisedoi dhe me ambasadorët suedez të akredituar në rajon dhe iu përgjigj interesimit të tyre mbi zhvillimet në Ballkan dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Shefi i qeverise ndodhet në kryeqytetin suedez për një vizitë dy ditore, ku është ftuar të mbajë fjalën kryesore në samitin ?Creative Time?.