70-vjetori i Çlirimit të Tiranës e ka gjetur të ndarë opozitën nga mazhoranca. Drejtues të Bashkisë së Tiranës, por dhe deputetë të opozitës kanë bërë homazhe në varrezat "Dëshmorët e Kombit", pranë monumentit "Nënë Shqipëri" në kujtim të 100 partizanëve që dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës.