http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërcimi i yjeve rikthehet ne Vizion Plus nga dita e hënë! Ne edicionin e tij te peste, spektakli i suksesshëm dhe mjaft i dashur per publikun ?Dancing with the Stars?, pritet te sjelle po aq surpriza dhe emocione siç vetëm ky format di te beje. Ne vigjilje te puntates se pare premiere, teatri i yjeve është përfshire nga provat intensive te 12 personazheve vip qe produksioni ka zgjedhur per këtë edicion te peste. Emrat e tyre i kemi dëgjuar te gjithë, nje pjese personazhe te muzikës, aktrimit, sportit dhe show-bizit te cilët edhe pse nuk kane pasur asnjëherë nje lidhje te ngushte me kërcimin, bëhen bashke ne ?Dancing with the Stars ? për te sfiduar njeri-tjetrin si profesioniste te vërtete bashke me balerinët. Por përveç emrave te rinj te personazheve vip, ky edicion i peste i ?Dancing with the Stars? vjen i moderuar nga Amarda Toska dhe Drini Zeqo. Per Amarden Dancing është nje rikthim, ndërsa per Drinin një sfide e re. Jurisë tradicionale, te përbëre nga Ilir Shaqiri, Ema Andrea dhe Alfred Kacinari i shtohet këtë vit edhe gazetari nga Kosova, Milahim Zeka. ?Dancing with the Stars? 5 nis transmetimin te hënën ne orën 21.00 dhe perveçse ne Vizion Plus, spektakli do te transmetohet ne kohe reale edhe ne Radio Televizionin e Kosovës, kanalin shqip te Radio Televizionit Kombëtar te Maqedonisë si dhe ne TV Art ne Tetove. Si gjithmonë, edhe ky edicion i Dancing, sjell Forumin e diskutimeve, te martave ne oren 17.00 si dhe provat ditore te yjeve, nga e hena ne te shtune, ne orën 15.30 minuta.