Rama: Do të bëjmë shtetin e ligjit, jo rrumpallë! - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i qeverisë ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për t?i dhënë përgjigje akuzave të opozitës për taksat, energjinë, çmimin e naftës si dhe për shembjet e INUK-ut, që sipas opozitës janë selektive. Rama shkruan, se shumica e shqiptarëve sot paguajnë më pak se një vit më parë, çmimet nuk janë rritur madje është shtuar konsumi.?Ankohet për rritje taksash kush s?paguan asnjë taksë! 95% e taksapaguesve shqiptarë sot paguajnë më pak taksa se një vit më parë. ?Ankohet për rritje çmimesh kush dëgjon propagandën e pushtet humburve! Çmimet s?janë rritur, përkundrazi: është rritur konsumi.?Ankohet për rritje te naftës kush nuk sheh xhepin po SHQUP-in! Çmimi i naftës sot është me i ulet se vjet dhe as do te rritet?Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa komentuar edhe çmimin e energjisë dhe aksionin kundër ndërtimeve që kanë zënë hapësirat publike.?Ankohet për çmimin e energjisë kush si paguan po i vjedh dritat! Çmimi i energjisë s?do rritet, operacioni kundër hajdutërisë do ashpërsohet!??Ankohet për INUK kush është mësuar te zëre shesh për përshesh! Legalizime falas shtëpive ne zonat informate, shkulje e çibanëve mbire rrugëve?Në fund, kryeministri Rama i mbyll statuset me një mesazh:Jemi votuar te bëjmë shtetin e qytetareve qe duan ligj, pune e mirëqenie,jo rrumpalle! Punësimi e mirëqenia rriten me respekt për rregullat.

Share This Video


Download

  
Report form