Ulet norma e interesit për lekun - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të ulës sërish normën e interesit për lekun. Në një njoftim të publikuar nga Banka Qendrore, këshilli njofton këtë masë për të nxitur më tepër aktivitetin ekonomik të vendit. Në momentin që kredia për ekonominë është në rënie, ulja e normës së interesit do të bëjë që bankat të japin më shumë hua, ndërsa për qytetarët që kanë një depozitë ulja e normës së interesit do të ndikojë negativisht, pasi do të ulë fitimin e tyre. Qëllimi kryesor në këtë lëvizje është nxitja e konsumit. Kjo është hera 12 që këshilli i bankës ul interesin e lekut që prej vitit 2011, por në fakt interesat e kredive janë ende në nivele të larta, ndërkohë që është lehtësuar vetëm interesi që paguan qeveria për borxhin publik dhe kanë rënë interesat e depozitave. Ndërkohë Banka e Shqipërisë njofton gjithashtu se ka rene inflacioni gjate muajit shtator-tetor si pasoje e presioneve te jashtme nga mungesa e kërkesës ne treg. Ne njoftimin e bankës, thuhet gjithashtu se ka rene niveli i eksporteve dhe është rritur ai i importeve. Sinjalet pozitive ka për nivelin ekonomik qe sipas bankës do te jete ne rritje gjate tremujorit te ardhshëm.

Share This Video


Download

  
Report form