Rama deklaron për herë të parë: Skemë për nevojtarët - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për konsumatorët familjarë të cilët kanë borxhe të mëdha në Kompaninë e Shpërndarjes së Energjisë do të gjendet një mekanizëm i ri shlyerje. Gjatë diskutimit në Parlament të buxhetit dhe paketës fiskale, projekt ligje që sot priten të votohen nen për nen, kryeministri Edi Rama tha se në asnjë mënyrë nuk do të falen këto fatura, por do të gjendet një zgjidhje për ata të cilët nuk kanë mundësi t?i paguajnë menjëherë. Kryeministri nuk ka sqaruar variantet qw po diskutohen por sipas tij do të fitojë më shumë ulje ai që paguna më shumë dhe që derdh paratë më afër. Rama tha se lufta ndaj vjedhjes së energjisë elektrike do të kthehet në mirëqenie për shqiptarët pasi kostoja që shkaktohet në buxhet nga këto krime ka bërë që Shqipëria të jetë disa vite mbrapa me zhvillimet ekonomike. Ai tha se qeveria ka gati edhe 60 milion euro për të shlyer borxhet që pushteti i shkuar i ka prodhuesve private të energjisë. Sipas kryeministrit rritja e tre taksave nuk do të sjellë rritje të çmimeve, por rritje ekonomike. Kryeministri përsërtiti zotimin që në krye të aktor viteve Shqipëria do të jetë një vend i zhvilluar ekonomikisht. sipas tij kjo do të vijë nga ndryshimi i marrëdhënies me biznesin, ulja e korrupsionit dhe lufta që i është shpallur informalitetit.

Share This Video


Download

  
Report form