“Qeveria të mos ndërhyjë te Gjykata Administrative” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita është përballur serish ne Gjykatën Kushtetuese me mazhorancen për një tjetër ligj qe ka te beje me sistemin e drejtësisë, atë ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative?. Kjo seance i ka dhëne shkas Partisë Demokratike qe nëpërmjet ish-ministrit te drejtësisë Eduard Halimi te akuzoje kryeministrin Rama se kërkon te kape drejtësinë. ?Kemi informacion të sigurte se Kryeministri ka telefonuar në Gjykatën Kushtetuese për paketën në drejtësi, por ai duhet të ndalet në këtë marrëzi duke hartuar paketa gjoja për të reformuar sistemin e drejtësisë dhe të bëhet vetë edhe kryegjyqtar, edhe kryeprokuror?. Edhe ndryshimet ne ligjin per Gjykatën e Larte qe sapo janë depozituar ne kuvend per Partine Demokratike kane te njëjtin qellim te vendosin nen kontrollin e ekzekutivit sistemin e drejtësisë. Demokratet kërkojnë nga Kushtetuesja shpalljen si te papajtueshëm me ligjin themeltar te shtetit nenin 2 te ligjit per organizimin e gjykatave administrative i cili parashikon se emërimi dhe shkarkimi i ndihmësit ligjor bëhet nga Kryetari i Gjykatës, me propozimin e Kancelarit; i cili sipas PD është vartës i Ministrit te Drejtësisë duke e cilësuar kete ndërhyrje ne pavarësinë e gjyqësorit. Por tentativa për t?i dhëne me shume kompetenca kancelarit ka pasur edhe gjate qeverisjes se demokrateve.

Share This Video


Download

  
Report form