http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet janë rikthyer ne Qytetin Studenti per te përkujtuar 8 dhjetorin dhe mesazhet e asaj ngjarje qe solli rrëzimin e regjimit komunist. Por ne fjalimin e kryetarit te PD, Lulzim Basha, përtej vlerësimit te figurave kryesore te protestave studentore te dhjetorit 90, mesazhet kryesore ishin kundër qeverise e cila ka zgjedhur si strategji konfliktin politik me opozitën dhe me qytetarët përmes akteve të përditshme të arrogancës, paligjshmërisë, arbitraritetit. ?Ne nuk kemi kontestuar e nuk kontestojmë rrotacionin, përkundrazi, ne e kemi mundësuar me qeverisjen tonë demokratike. Por ne kontestojmë dhe nuk do të pajtohemi me kthimin prapa në format hibride të shtetit policor në vend të shtetit ligjor dhe të së drejtës. Kontestojmë dhe nuk pajtohemi me asnjë lloj forme të kufizimit dhe goditjes së lirive si vlerë e vlerave. Kontestojmë dhe nuk pajtohemi me asnjë lloj forme, të organizuar apo spontane, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të rehabilitimit të diktatorit Enver Hoxha?.Takimi i demokrateve ishte konceptuar me dy panele dhe Lulzim Basha ia foltoren ish-kryetarit te PD, Sali Berisha, i cili u tregua me i ashpër ne qëndrimin ndaj qeverise. Ashtu si ne çdo 8 dhjetor, ceremonia e PD vazhdoi me vendosjen e luleve pranë shtatores se Azem Hajdarit. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ironizuar ne nje postim ne rrjetin social Facebook, takimin e organizuar nga PD për 8 dhjetorin. ?Enveri & Ramizi i PD e tregojne Levizjen e Dhjetorit njesoj sic e tregonin Nacionalçlirimtaren Hoxha e Alia!Tragjedia qe perseritet si komedi!? shkruan lideri i maxhorances.