http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditën e 8 dhjetorit, kreu i PDIU Shpetim Idrizi, demokratja Mesila Doda si dhe përfaqësues te partive politike e te shoqërisë civile kane vendosur te prezantojnë projektligjin për hapjen e dosjeve qe tashme është depozituar ne parlament. Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet Shpetim Idrizi ka theksuar se 24 vjet pas rrëzimit te regjimit komunist shoqëria shqiptare ende nuk është ndare nga e kaluara. Ndërkohë qe demokratja Mesila Doda ka përsëritur se është gati te debatoje ne parlament per te mbrojtur ligjin per hapjen e dosjeve. Doda ka bere te ditur se drafti i hartuar nga Elsa Ballauri per veç saj dhe Shpetim Idrizit është mbështetur edhe nga nje deputet tjeter i se djathtës, nga Dashmir Shehi. Kjo eshte hera e dyte qe ne 8 dhjetor Mesila Doda zgjedh te dale para kamerave ne krah te Shpetim Idrizit, nderkohe qe mungon ne aktivitetet e organizuara nga PD, pasi dhe nje vit me pare Doda nuk mori pjese ne koncertin e organizuar nga opozita, por ishte pjese e ceremonisë se organizuar nga Shpetim Idrizi ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.