http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy krime te renda janë shënuar sot brenda pak orësh ne Tirane. Një i moshuar 81-vjeçar ka vrare nipin e tij 20-vjeçar ne Fushe Preze te Tiranës dhe me pas me te njëjtën arme i ka dhëne fund edhe jetës se tij. Ahmed Doda ka qëlluar me arme zjarri ne drejtim te nipit Rexhep Doda pas nje konflikti per motive pronësie. Fqinje te viktimës kane lajmëruar menjëherë policinë. Forcat te shumta kane rrethuar shtëpinë ku ndodhi krimi dhe i kane bere thirrje te moshuarit te dorëzohet se bashku me armen. Pas afro një ore negociatash ai ka qëlluar veten per vdekje me armen e gjahut çifte, me te cilën kishte vrare me pare nipin. Burime te policisë bëjnë me dije se 81-vjeçari dhe nipi ishin grindur ne orët e para te mëngjesit per nje sipërfaqe toke. Me herët, tjetër krim tronditi Kamzen ku një 50-vjecar u qellua me dy plumba ne koke. Qerim Kaci 50 vjeç gjeti vdekjen disa minuta pasi u plagos rende ne bulevardin ?Blu?. Policia ka ngritur menjëherë postblloqe ne hyrje daljet e Kamzes per te kapur autorin e krimit, ndërsa behet me dije se Kaci ka qene me precedentë penale. Pikërisht ne te shkuarën e tij po hetohet per te zbuluar motivet e krimit.