Zgjedhja e Guvernatorit të ri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse të gjithë bien dakord që procesi i emërimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë po shkel kufijtë kohorë, akoma dhe sot mazhornaca nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me dekretin e presidentit për Genti Sejkon. Deputeti socialist Ervin Bushati thotë se ende nuk është marrë një vendim, por për të figura që duhet të zgjidhet në krye të bankës nuk duhet të jetë politike. Ndërsa ekspertët janë më të ashpër, lidhur me zvarritjen e procesit të emërimit te një guvernatori. Sipas Sherif Bundos, është e patolerueshme që si mazhoranca ashtu dhe presidenca nxjerrin emra dhe dekrete pa rënë më parë dakord me njëri - tjetrin. Një ditë më parë, vetë kryeparlamentari Meta bëri të parin koment ku tha se figura e zgjedhur nga presidenti nuk është bindëse. Ndërsa sot, njoftoi se kuvendi do të nisë seancën dëgjimore me kandidatët për vendet bosh të anëtarëve ditën e premte. aktualisht këshillit drejtues të bankës i mungojnë 4 anëtarë, 1 prej të cilëve është guvernatori si dhe inspektori i përgjithshëm. Me tre muaj vonesë Komisioni i Ekonomisë një ditë më parë arriti të miratonte dorëheqjen e Ardian Civicit nga bordi, ndërkohë që në shkelje me ligjin e Bankës së Shqipërisë janë dhe dy anëtarë të tjerë, z. Kule dhe z. Milo. të dy këta mbajnë poste partiake, gjë e cila është rreptësishtë e ndaluar për një institucion të pavarur si banka e shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form