http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shteti i Kosovës nuk mund të kthehet në një vatër të terrorizmit. Kështu është shprehur presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga në raportin e saj vjetor të prezantuar në kuvend. Presidentja theksoi se Kosova është një shtet laik dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha komunitetet fetare për të parandaluar kërcënimin nga organizatat ekstremiste. Duke folur per krizën gjashtëmujore, presidentja tha se partitë politike abuzuan me durimin e qytetareve, duke vene interesat e tyre mbi ato te shtetit. Fjala e presidentes se Kosovës u bojkotuan nga opozita. Grupet parlamentare te subjekteve opozitare e cilësuan Jahjagen si te njëanshme, pasi ajo favorizoi koalicionin PDK-LDK.