Oktapod - Milva Ekonomi perballe pasqyres - 19 Dhjetor 2014 - Vizion Plus - Talk Show

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Interviste perballe pasqyres me Milva Ekonomi, Zv.Ministre e Shendetesise. Zonja Milva Ekonomi ka kryer studimet e larta në Statistikë dhe Ekonomi nga Universiteti i Bujqësisë, dhe një Master në Administrim Biznesi ( MBA ) nga Universiteti i Tiranës. Ka kryer gjithashtu edhe formime të avancuara në fushën e statistikave ekonomike dhe sociale si dhe të manaxhimit në Byrone e Statistikave të Punës (SHBA), Eurostat (Luxemburg), Istat (Itali). Ka shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave të Shqipërisë gjatë periudhës 1994-2005 duke kryer një sërë detyrash që lidheshin me ngritjen dhe institucionalizimin e statistikave zyrtare në vend. Ka kryesuar Komisionin Kombëtar të Nomenklaturave dhe ka qenë për dy mandate anëtare e Byrosë së Konferencës së Staticienëve Evropianë KEE/OKB. Në vitin 2006 ajo zgjidhet anëtare e panelit të ekspertëve të projektit ?PARIS 21? (OECD), ku punon mbi lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut. Punon në këtë projekt deri në fund të dhjetorit 2007. Më pas ajo u përfshi si ekspert kyç në Agjencinë Evropiane për Rindërtim (EAR) në Kosovë, në projektin mbi Mbështetjen në Sistemin Statistikor dhe Përgatitjen e Rregjistrimit të Popullsisë në Kosovë 2007 - 2008. Dha kontributin e saj si Këshilltar Afatgjatë i Statistikave Suedeze (Sida) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, ku punoi gjatë viteve 2008 - 2013, në hartimin e legjislacionit statistikor dhe ndërtimin e Programit Zyrtar të Statistikave Kombëtare. Ajo gjithashtu ka punuar në projekte të ndryshme me Agjencitë e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare si Eurostat, ILO, UNODC, World Bank, Dfid, dhe FMN. Ajo është anëtare e Institutit Ndërkombëtar të Statistikave (ISI) dhe Shoqatës Staticienëve të Ballkanit. Ajo është një nga themeluesit e Institutit Agenda, një qendër kërkimesh ekononomike dhe sociale e themeluar në qershor të vitit 2006 në Tiranë.Përgjate viteve ajo ka dhënë kontributin e saj në lëvizjen e gruas në Shqipëri duke qënë aktiviste në shumë nisma, por gjithashtu edhe në aksione të shoqërise civile. Ajo ka shërbyer edhe si anëtare e Këshillit Bashiak të Tiranës për periudhën 2000-2011. Ka qenë lektore në Universitetin e Tiranës, Universitetit Bujqësor si dhe në Universitetin ?Zonja e Këshillit të Mirë?.Ajo ka shkruar disa botime ne nivel kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e statistikave, zhvillimit social dhe ekonomik, si dhe të përkatësisë gjinore. Zotëron shumë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane si dhe njeh gjuhën Franceze.

Share This Video


Download

  
Report form