http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka kërkuar bashkëpunimin e mësuesve dhe prindërve per te rritur sigurinë ne shkolla. Gjate nje takimi me kryetarët e bordeve të prindërve të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës dhe drejtuesit e këtyre shkollave ministri Tahiri ka theksuar se policia e vetme nuk mund te garantoje sigurinë e fëmijëve dhe çdo raportim i mësuesve apo prindërve per raste fëmijësh te dhunshëm apo armatosur do te përmirësonte situatën. Sipas Tahirit policia eshte e gatshme te beje çdo përpjekje për të bërë të mundur parandalimin e çdo shfaqjeje të tendencave të dhunshme te fëmijët.