http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Radhe te gjate janë vene re ne qendrën e kolaudimit te automjeteve në qarkun e Kukësit. Kjo është situata e krijuar në këtë fund viti në të vetmen pikë ku vlerësohet ana teknike e automjeteve të rretheve Kukës, Has e Tropojë. Drejtuesit e automjeteve të Hasit dhe Tropojës shprehen se janë të detyruar që të presin me orë të tëra në radhë. Nga ana tjetër, situata rëndohet edhe nga vetë drejtuesit të cilët kontrollin teknik e shtyjnë për ditët e fundit të vitit. Kjo situatë përsëritet çdo fundvit, pasi muaji dhjetor është edhe afati i fundit për kontrollin teknik të automjeteve.