http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merr një tjetër drejtim hetimi për vjedhjen e Bankës se Shqipërisë. Hetuesit duket se kanë rënë në gjurmët e destinacionit të vërtetë të 713 milionë lekëve të marra në afro katër vjet nga Ardian Bitraj. Burime nga Prokuroria kane bere me dije se nje pjese e mirë e parave te vjedhura mund te ketë dale jashtë Shqipërisë. Ky dyshim është përforcuar pasi është zbuluar se disa prej te pandehurve kanë bere transferta te shumta parash ne disa shtete. Prokuroria kërkoi fillimisht nga shoqëritë e transferimit te parave nëse disa prej te akuzuarve kishin kryer transferta. Dhe nga kompanitë, erdhën përgjigje pozitive per disa prej tyre. Por qe te jepen te dhëna te sakta duhet urdhër sekuestro nga prokuroria. E për këtë arsye, akuza ka derguar këto urdhër- sekuestro, ndërsa ndodhet ne pritje te përgjigjeve te plota per shumtat e transferuara si dhe per vendet ku janë bere këto transferta. Kjo është edhe nje nga arsyet qe prokuroria nuk ka mbyllur ende dosjen numër 2, e cila përfshin si të pandehur Ardian Bitrajn, Mimoza Bruzian, Kleves Bejtja dhe ish-guvernatori Ardian Fullani ky i fundit nen akuzën e shpërdorimit te detyrës. Ndërkohë te premten gjykata pritet te jape vendimin per grupin e pare te te akuzuarve ish punonjës te bankës te cilët kane kërkuar gjykim te shkurtuar. Vjedhja e Bankës se Shqipërisë është nje nga skandalet me mëdha te ndodhura gjate ketij viti , ku ne banken e te akuzuarve u ulen 19 te pandehur përfshi edhe kreun e bankës Ardian Fullani si dhe inspektoren e përgjithshme Elivar Golemi