Tregtimi i fishekzjarrëve, policia: Kemi marrë masat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zhurmat qe shoqërojnë qytetaret ne prag festash, ashtu si çdo vit fishekzjarrët dhe lendet piroteknike nuk kane munguar ne tezgat e tregtareve ambulante. Jashtë kamerës se Vizion Plus, tregtaret shprehen se jane te palicencuar per tregtimin e fishekzjarrëve , dhe nuk kane asnjë informacion se sa është rrezikshmëria nga lënda plasëse.Ndërkohë qe ne ligjin nr. 9272, datë 16.9.2004 thuhet se:Lëndët piroteknike dhe fishekzjarrë për përdorim civil, që lejohen të importohen, eksportohen apo prodhohen në Republikën e Shqipërisë, janë ato mallra, transformimi i të cilave bëhet vetëm me djegie, me shpejtësi 1-10 m/sek, të cilët lëshojnë flakë dhe dritë, me ndriçim, me ngjyra të ndryshme.Policia se bashku me shërbimin zjarrfikës e Drejtorinë Tatimore gjate kontrolleve kane sekuestruar 40 pako kapsolle te rrezikshme me fuqi plasëse te madhe. Masat e marra nga policia do te fokusohen ne keto dite festash edhe ne qarkullimin rrugor te automjeteve.

Share This Video


Download

  
Report form