http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka rezultuar me plot 700 emigrante siriane dhe kurdë ne bord anija Blue Sky M. e cila lëshoi sinjalin sos mesditën e se martës pranë brigjeve te Korfuzit. Megjithëse autoritetet greke deklaruan se e kontrolluan dhe ne bord nuk gjeten asgjë te dyshimte anija ka mbërritur mëngjesin e se mërkure ne portin e Galipolit ne Itali. Ne mesnate mbi anije është ulur nje helikopter i ushtrisë italiane dhe ka zbritur 6 ushtare ne bord dhe ata e kane drejtuar anijen menjëherë drejt portit Italian ku menjëherë emigrantet janë pritur nga shërbimet shëndetësore dhe ato ndihmese. Enigma kryesore per t?u sqaruar eshte ajo e personave te armatosur ne bord per te cilet u fol fillimisht edhe si shkak i dhenies se alarmit ?sos?. Nje pike tjeter e pakuptueshme eshte se si munden 700 emigrante klandestine te mos pikaseshin ne bordin e anijes nga autoritetet greke. Mediat italiane ngrëne hipotezat e nje ngarkese ne det te hapur nëpërmjet varkave te shpejta por gjithsesi mbeten hipoteza qe do te qartësohen pas hetimeve te mëtejshme. Kryetari i Bashkisë se Galipolit ka folur edhe per mundësinë e trupave te vdekur ne anije.