Dukagjini i izoluar nga dëbora - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shumta të dëborës dhe moti i acartë e kanë shndërruar rrugën Shkodër - Dukagjin në një aks mjaft të rrezikshëm për njerëzit e makinat, pasi tashmë i ngjan më shumë një piste patinazhi. Për shkak të ngricave të shumta, disa komuna në këtë zonë kanë mbetur të bllokuara, prej disa ditësh. Jetesa për banorët vështirësohet edhe për shkak të mungesës së energjisë dhe të medikamenteve. I vetmi person që ju gjendet pranë është një murgeshë katolike, e cila here pas here i ndihmon me produkte ushqimore dhe medikamente. Tentativat për të zhbllokimin e rrugëve, kanë qenë të shumta. Një ditë më parë për shkak të ngricave dy persona, një shofer furgoni dhe drejtuesi i fadromës që mbetën të bllokuar në Malin e Shoshit.

Share This Video


Download

  
Report form