http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
4 persona mes tyre 2 zyrtare te drejtorisë së rajonit juglindor te vendit u arrestuan nga policia, pasi abuzuan me fondet për mirëmbajtjen e rrugëve duke shkaktuar bllokimin e tyre.Në pranga ranë Alban Abazi , 33-vjeç, administrator i firmës?RD-2? për mirëmbajtjen e rrugës Qafë Thanë-Pogradec, Artan Hoxha, 41-vjeç supervizor pranë Drejtorisë së Rajonit Jugor , Sektori Korçë, Xhevdet Mulaj, 54-vjeç specialist pranë kësaj drejtorie si dhe Arlint Berberi, punonjës i pa regjistruar pranë shoqërisë ?RD-2. Shoqëria private edhe pse është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe pastrimin nga dëbora të aksit rrugor Qafë Thanë -Pogradec sipas policisë nuk ka zbatuar kontratën e lidhur me drejtorinë e rajonit rrugor duke mos kriposur këtë aks i cili mbeti i bllokuar në datat 29 dhe 30 dhjetor. Hetuesit thanë se kjo është bërë me qëllim për përvetësimin e pagesave pa kryer punimet sipas kontratës ndërkohë që ka nisur hetim për shoqërinë RD-2 si dhe për procedurën e tenderimit. Mbi zyrtaret e autoritetit rrugor rendojnë akuzat e shpërdorimit te detyrës, pasi ata nuk kanë kryer asnjë inspektim me qëllim njoftimin për pamundësinë e firmës në përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq. Krahas kësaj autoriteti rrugor nuk ka bërë të mundur vendosjen e sinjalistikës lidhur me shenjat paralajmëruese për rrëshqitje të automjeteve, si dhe shenjave detyruese për vendosjen e zinxhirëve cka në mjaft raste është bërë dhe burim aksidentesh. Prej disa ditësh aksi Qafë Thanë- Pogradec , ka qenë më problematiku, ku për më shumë së 8 orë të mbrëmjes së 29 dhjetorit mbeti i bllokuar. Është dashur ndërhyrja e Drejtorisë së Rrugëve dhe efektivëve të policisë për të zhbllokuar këtë aks, ndërkohë që qarkullimi vijon të bëhet më vështirësi.